
Ish-drejtori për Shërbime dhe Infrastrukturë dhe aktualisht asambleist i VV-së, Naser Muja, po cilësohet si një nga kandidatët më të votuar në qytet, falë punës dhe përkushtimit të treguar në mandatin e kaluar, shkruan Mitropol.
Gjatë kohës sa drejtoi drejtorinë, Muja realizoi projekte të shumta infrastrukturore, veçanërisht në zonën e Shalës së Bajgorës, duke i hapur rrugë zhvillimit të turizmit lokal.
Ai thekson se kandidimi i tij është përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe premton të vazhdojë me të njëjtin angazhim për projekte që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për komunitetin.
Naser Muja garon me numër 11 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.








