Premium Store
02LAJME

Arian Tahiri viziton muzeun e Shashivar Begut: Mitrovica do të pasurohet me Muzeun e Historisë së Qytetit

 

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, ka vizituar muzeun e Shashivar Begut, ku ruhen mbi 600 artefakte të çmuara nga periudha të ndryshme historike.

Dukato 1

Tahiri ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke njoftuar se shumë shpejt Mitrovica do të pasurohet me Muzeun e Historisë së Qytetit, një hapësirë e dedikuar për kujtesën, dhimbjen dhe krenarinë e qytetit.

Sipas tij, muzeu i ri do të shërbejë si pasqyrë e qetë e së kaluarës, reflektim për të tashmen dhe frymëzim për të ardhmen.

Koha