Aurora Group
02LAJME

Sylejman Meholli: Stroci, uragani ynë i fitores

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli është mirëpritur në Stroc ku edhe gëzoi mbështetje të madhe, shkruan Mitropol.

Active 1

Meholli tha se Strocit dhe Artakollit do t’ua kthej dinjitetin pas 12 tetorit me projektin e ujit që bëhet realitet, me çerdhen e re, me transportin falas për nxënësit e shkollave të mesme të larta, me infrastrukturën e rregulluar, me mjekun që punon çdo ditë, me shujtat për nxënësit e kl.1-5, me bujqit e fermerët e subvencionuar e shumë e shumë projekte të tjera.

Postimi i plotë:

Stroci, uragani ynë i fitores!

Bashkë me kandidaten tonë shembullore për Kuvendin Komunal, Nita Duraku, mbrëmë kemi prezantuar programin tonë “Bashkë për Vushtrrinë” në Stroc, në një organizim dhe atmosferë të fitores!

Strocit dhe Artakollit do t’ua kthejmë dinjitetin pas 12 tetorit me projektin e ujit që bëhet realitet, me çerdhen e re, me transportin falas për nxënësit e shkollave të mesme të larta, me infrastrukturën e rregulluar, me mjekun që punon çdo ditë, me shujtat për nxënësit e kl.1-5, me bujqit e fermerët e subvencionuar e shumë e shumë projekte të tjera!

Është radha jonë – është radha e VETËVENDOSJE!-s!

FITORE! 💥

Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️

Koha