Medi
02LAJME

Sylejman Meholli: Si kryetar i ardhshëm, fshatit Ashlan do t’ia kthejmë lavdinë, mbështetjen, dinjitetin dhe përkrahjen që e meriton

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli ka vizituar fshatin Oshlan, shkruan Mitropol.

Active

Meholli tha se si kryetar i ardhshëm, atij fshati do t’ia kthej lavdinë, mbështetjen, dinjitetin dhe përkrahjen që e meriton.

Postimi i plotë:

Ashlani heroik, i gatshëm për ndryshim! ❤️🇦🇱

Me djalin më të mirë të Ashlanit, kandidatin tonë shembullor për Kuvendin Komunal, Nderim Shyti, kemi prezantuar programin tonë Bashkë për Vushtrrinë!

Ashlani – vendi i rezistencës, lavdisë dhe historisë – do t’i japë jehonë fitores sonë të 12 tetorit, ashtu siç i dha jehonë luftës për liri.

Si kryetar i ardhshëm, fshatit Ashlan do t’ia kthejmë lavdinë, mbështetjen, dinjitetin dhe përkrahjen që e meriton! Ia njoh kontributin, ia njoh nevojat, ia njoh meritat, ia njoh njerëzit dhe i çmoj me përulësi e pa dallim çdo lagje e çdo individ.

Na priftë e mbara!

Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️

Weelnes