
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli mbrëmë ka zhvilluar takim me rininë e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Meholli tha se me 1 milion euro mbështetje për rininë, vajzat dhe gratë në mandatin e tij qeverisës, përmes granteve që do të përkrahin këto kategori në biznes, do ta bëjnë Vushtrrinë një qytet ku të rinjtë planifikojnë të jetojnë e të ndërtojnë të ardhmen, e jo një qytet nga ku iket.
Postimi i plotë:
Rinia – energjia jonë e fitores! 💥
Aktivitetet e djeshme të bujshme që po e vulosin fitoren tonë të madhe në Vushtrri i kemi mbyllur me rininë fantastike të qytetit tonë, për të marrë një energji të jashtëzakonshme! 💫
Me 1 milion euro mbështetje për rininë, vajzat dhe gratë në mandatin tonë qeverisës, përmes granteve që do të përkrahin këto kategori në biznes, ne do ta bëjmë Vushtrrinë një qytet ku të rinjtë planifikojnë të jetojnë e të ndërtojnë të ardhmen – e jo një qytet nga ku iket!
Faleminderit rini – e tashmja dhe e ardhmja jonë e ndritur! 🙌
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️








