
Safet Kamberi është bartësi i listës së LDK-së në Komunën e Mitrovicës për zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan Mitropol.
I njohur për përvojën, integritetin dhe përkushtimin e tij, Kamberi përfaqëson modelin e drejtuesit që Mitrovica ka nevojë.
Ai nuk është thjesht një emër në fletëvotim. Përkrah tij qëndrojnë profesionistë të ndershëm e vizionarë, të bashkuar nga qëllimi i përbashkët për një qytet më të drejtë, më transparent dhe me institucione në shërbim të qytetarëve.
Për Safet Kamberin, politika është mjet për të ndihmuar njerëzit, jo privilegj personal. Kjo e bën atë dhe ekipin e tij garanci për një Mitrovicë që ecën përpara me dinjitet e përgjegjësi.








