
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka vizituar biznesin “Sweet Charlie”, shkruan Mitropol.
Tahiri para tyre tregoi planin e tij për zhvillim ekonomik:
💰 Mbulimin e normës së interesit për kreditë zhvillimore për bizneset e reja që udhëhiqen nga të rinjtë.
🤝 Asistencë dhe mbështetje profesionale për bizneset e reja gjatë 3 muajve të parë, përmes ekspertëve të kontraktuar në fushat përkatëse.
🏭 Mbështetje për Bizneset e Vogla dhe të Mesme (NVM):
• Ofrimi i subvencioneve dhe granteve për ndërmarrjet që hapin vende të reja pune,
• Me prioritet për sektorët prodhues dhe inovativë.








