Medi
02

Xhafer Preteni falënderon qytetarët për mbështetjen, ua kërkon besimin edhe për një mandat

Kandidati i PDK-së për asamble komunale, numri 10 i listës, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e madhe që po ua japin.

Ai ka kërkuar votën qytetare edhe për një mandat për vete si asambleist dhe për Arian Tahirin si kandidat për kryetar.

Active

Postimi:

Të dashur miq dhe qytetarë të Mitrovicës!

Jemi në javën e fundit të kësaj fushate vendimtare.

Gjatë gjithë këtyre ditëve kemi pasur nderin t’ju takojmë nga afër, të dëgjojmë shqetësimet dhe idetë tuaja, dhe të ndajmë me ju vizionin për një Mitrovicë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar.

Përkrahja dhe besimi juaj më kanë dhënë forcë të vazhdoj angazhimin tim si asambleist, gjithmonë pranë jush, duke përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe duke qenë zëri i juaj në Kuvendin Komunal.

Më 12 tetor kemi një mundësi të madhe për ta vendosur bashkë të ardhmen e qytetit tonë.

Ju ftoj që të mbështesni vizionin e Arian Tahiri-t për Kryetar të Komunës dhe të më besoni votën tuaj për të vazhduar punën time me përkushtim në Asamblenë Komunale!

🗳 Votoni Arian Tahirin – Nr. 191
🗳 Votoni Xhafer Pretenin – Nr. 10

#Për_ty_gjithmonë_Mitrovicë”

Dukato 1