Medi
02

Xhafer Tahiri viziton qendrën rinore “Hareja”, premton mbështetje për të rinjtë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, bashkë me ekipin, sot ishin për vizitë në qendrën rinore “Hareja”, qendër kjo që Tahiri tha se u përfundua gjatë mandatit të kaluar të tyre, duke u mundësuar të rinjve të kenë një hapësirë dinjitoze për aktivitete, ide dhe bashkëpunim.

Prej aty, Tahiri theksoi se udhëheqësi i kësaj qendre, Bajrush Kosumi dhe ekipi i tij po bëjnë punë të mirë me të rinjtë dhe gratë duke organizuar trajnime profesionale.

Premium Store

Tahiri premtoi se në programin e tyre për 4 vitet e ardhshme do të mbështesin të rinjtë me programe trajnimi me pagesë në fushën e IT, dizajnit, dizajn grafik e fusha tjera ku ka potencial për punë me paga të larta.

Active