Dukato 2
02

Ferit Idrizi ia thotë këngës në pritjen që i bënë Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina”

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi sot kaloi ca çaste të këndshme me anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina”.

Bashkë me ta, ai ia tha edhe këngës duke i falënderuar që po e ruajnë e promovojnë trashëgiminë kulturore, duke e bërë Vushtrrinë krenare kudo që paraqiten.

Active 1

Postimi:

Sot pata kënaqësinë të kaloj pasditen me artistët e mrekullueshëm të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina”.

Një grup që me pasionin, energjinë dhe përkushtimin e tyre po e ruajnë e promovojnë trashëgiminë tonë kulturore, duke e bërë Vushtrrinë krenare kudo që paraqiten.

Faleminderit për mikpritjen dhe për kontributin e çmuar që jepni në mbajtjen gjallë të identitetit tonë kombëtar!

Active