Dukato 2
02LAJME

Ferit Idrizi pret në zyrë Egzona Zekën, lojtare e Kombëtares së Kosovës që luajti dy vite në Zvicër

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi priti në zyren e tij sot Egzona Zekën, lojtaren e “KFF Mitrovica” dhe pjesëtare për vite me radhë e Kombëtares së Kosovës.

“Me paraqitjet e saj mbresëlënëse, Egzona ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë edhe jashtë, duke luajtur për dy vite në Zvicër. Ajo është shembull i përkushtimit, disiplinës dhe dashurisë për sportin.”, tha Idrizi.

Active 1

Ai u shpreh krenar për të rinjtë që me pasion dhe vullnet arrijnë majat.

“Suksese të mëtejshme, Egzona!🤝🏻”, shkroi Idrizi./Mitropol/

Weelnes