
Ora 17:30 e ditës së premte do mbledh qytetarët që mbështesin PDK-në dhe Arian Tahirin si kandidat të saj për kryetar të Mitrovicës në tubimin përmbyllës të fushatës.
Kryetari aktual i komunës, Bedri Hamza ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive.
Postimi:
Qytetarë të dashur të Mitrovicës,
Kemi kaluar javë me përplot takime, biseda, përkrahje dhe momente të jashtëzakonshme gjatë kësaj fushate. Së bashku e kemi ndarë vizionin tonë për Mitrovicën.
Tani ka ardhur momenti të mblidhemi për ta përmbyllur fushatën me dinjitet, besim dhe unitet qytetar.
Të premten, më 10 tetor, në orën 17:30, ju ftoj në tubimin përmbyllës të fushatës sonë në Palestrën Sportive “Minatori”.
Mitrovica vazhdon me Arian Tahirin! #PDK191








