Premium Store
02LAJME

Idrizi viziton shkollën e futbollit FC Viciana: Shembull i përkushtimit dhe vizionit

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka vizituar shkollën e futbollit FC Viciana, shkruan Mitropol.

Medi

Idrizi tha se gjatë vizitës patën mundësinë të njihen nga afër me punën e tyre profesionale dhe me përkushtimin e trajnerëve që çdo ditë punojnë me dhjetëra fëmijë e të rinj.

Postimi i plotë:

Sot vizituam shkollën e futbollit FC Viciana, e themeluar nga Agron dhe Nazmi Neziri, dy emra të njohur që me përkushtim po investojnë në talentet e reja të qytetit tonë.⚽️

Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të njihemi nga afër me punën e tyre profesionale dhe me përkushtimin e trajnerëve që çdo ditë punojnë me dhjetëra fëmijë e të rinj, duke i edukuar me disiplinë, frymë ekipore dhe dashuri për sportin.

FC Viciana është shembull i përkushtimit dhe vizionit për të ndërtuar një brez të ri sportistësh që do ta përfaqësojnë me krenari komunën tonë në arenën vendore dhe ndërkombëtare. 🤝🏻

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve

Weelnes