
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka takuar skulptorin mitrovicas, Sabri Behramaj, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se çdo skulpturë e Behramajt është një rrëfim i skalitur për historinë dhe njerëzit tanë, dhe se ai nuk do të lejoj që artistët të jenë të vetmuar nëpër atelie.
Postimi i plotë:
Këtu edhe guri flet. Këtu, duart e Sabriut, skulptorit të njohur të Mitrovicës, i japin jetë kujtesës dhe formë ndjenjës kolektive. Çdo skulpturë e tij është një rrëfim i skalitur për historinë dhe njerëzit tanë.
Në Mitrovicë, artistët nuk do të jenë të vetmuar nëpër atelie. Ata do të jenë bashkëkrijues të hapësirave publike dhe të identitetit të qytetit tonë.
#PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice








