Naser Muja fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale të LVV-së

Kandidati për Asamble Komunale në Mitrovicë nga radhët e LVV-së, Naser Muja ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e tubimit përmbyllës të fushatës elektorale, shkruan Mitropol.
Tubimi do të mbahet të shtunën më 11 tetor, në Palestrën “Minatori”, në ora 16:00.
Përndryshe, Naser Muja mban numrin 11 në listën e kandidatëve për Asamble Komunale në Mitrovicë.








