Tahiri: Sipas Dr. Florimit, rrahjet i kam mirë, por kur zemra rreh për Mitrovicën, s’ka si të jetë ndryshe

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot u mirëprit nga kardiologu, Florim Sadiku nga i cili edhe mori përkrahje, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se sipas kardiologut, rrahjet e zemrës Tahiri i ka mirë, por sipas tij kur zemra rreh për Mitrovicën, s’ka si të jetë ndryshe.
Postimi i plotë:
Një rrugë e bëra deri te kardiologu Florim Sadiku, dy punë i bisedova: ritmin e zemrës dhe ritmin e fushatës. Sipas Dr. Florimit, rrahjet i kam mirë, por kur zemra rreh për Mitrovicën, s’ka si të jetë ndryshe! 💚
Faleminderit për përkrahjen dhe për punën e palodhur që bën çdo ditë për qytetarët e Mitrovicës. 🙏








