Premium Store
02LAJME

Arta Neziri, numri 9 i LDK-së që po merr përkrahje të madhe nga qytetarët në garën e 12 tetorit

 

Arta Neziri, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numrin 9, vjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit si një zë i ri për qytetarët e Mitrovicës.

Medi

Ajo po shihet si shpresë nga qytetarët për adresimin e problemeve ditore të tyre dhe si një emër që angazhimin për të mirën publike e ka të skalitur në natyrën e saj.

E lindur dhe rritur në Mitrovicë, Arta e ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, ndërsa studimet universitare i ka përfunduar në drejtimin Administratë Publike, duke u përgatitur profesionalisht për fushën e qeverisjes dhe shërbimit qytetar.

Me energji të madhe dhe me përkushtimin për transparencë, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz, ajo synon që në Kuvendin Komunal të jetë zëri i të gjithëve, e sidomos grave dhe qytetarëve që besojnë në një Mitrovicë më funksionale dhe më të bashkuar.

Më 12 tetor, numri 9 – Arta Neziri, është zgjedhja për një përfaqësim të denjë dhe për një të ardhme më të mirë të Mitrovicës, sepse Mitrovica është përtej.

Premium Store