Aurora Group
02LAJME

Një vit prej kur Ahmet Musa premtoi se do ndërtojnë një katedrale në Bajgorë, ende asgjë konkrete

Arsimtari nga Mitrovica, Ahmet Musa, sot e një vit më parë kishte njoftuar se ka filluar një iniciativë për ndërtimin e një kishe katolike në Shalë të Bajgorës, shkruan Mitropol.

Përmes një postimi, ai pati thënë se me ndihmën e miqëve, me mbështetjen e shqiptarëve dhe jo vetëm, katedralja do ndërtohej në Bajgorë të Shalës së Bajgorës.

Aurora Group

Mitropol kishte raportuar edhe më parë për këtë nismë të lajmëruar nga Musa, por ani pse ka kaluar një vit nga premtimi, Musa s’ka realizuar asgjë. Madje, së fundmi ai po shihet nëpër aktivitete politike dhe tubimet e organizuara nga LVV e Faton Peci.

Postimi i plotë:

Ideja po avancon !
Me ndihmën e Zotit , me përkrahjen e miqëve , me mbështetjen e shqiptarëve dhe jo vetëm , Katedralja do ndërtohet në Bajgorë të Shalës së Bajgorës. Zoti i bekoftë shqiptarët , kudo ku ata ndodhën !
P.s. Mirëpresim dhe e konsiderojmë çdo ide e propozim për objektin për pamje sa ma madhështore e prezentativ .
Nga ekipi i projektorëve .

Active