Pestova në përkrahje të Ferit Idrizit pa dallim partie

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka takuar banorë të shumtë të Pestovës bashkë me partnerët e koalicionit.
Aty ai mori mbështetjen e banorëve pa dallim partie.
Postimi:
Si gjithmonë kënaqësi takimi me banorët e Pestovës, të cilët i falënderoj nga zemra për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme.
Bashkë me partnerët e koalicionit, kryetarin e AAK në Vushtrri, Mensut Ademi, dhe drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Maliq Ferizi, takuam njerëzit punëtorë dhe të përkushtuar të komunës sonë.
Diskutuam për prioritetet që kemi realizuar gjatë këtij mandati dhe për planet e ardhshme për zhvillimin e komunës. Përkrahja e qytetarëve po vazhdon të jetë e madhe, pa dallim partie!
Faleminderit Pestovë!
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve






