
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka vizituar kompaninë “Ciao Berto”, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se ai biznes është model frymëzues, duke e bërë prodhimin vendor sinonim të cilësisë dhe profesionalizmit.
Postimi i plotë:
Kënaqësi vizita në kompaninë “Ciao Berto”, një prej bizneseve të suksesshme të qytetit tonë, e cila me punë dhe përkushtim ka arritur të bëhet emër i njohur edhe jashtë vendit.
Familja Krasniqi ka ndërtuar një model frymëzues të biznesit, duke e bërë prodhimin vendor sinonim të cilësisë dhe profesionalizmit.
Këto biznese janë dëshmi e potencialit të madh që ka Vushtrria, e që meriton mbështetje të vazhdueshme.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe për shembullin e mirë që po jepni çdo ditë!
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve








