Active 2
02LAJME

Këngëtares serbe Breskvica i ndalohet hyrja në Kosovë, Lista Serbe e zëvendëson me Boba Rakiqin në tubimin në Mitrovicë

 

Performanca e këngëtares së njohur serbe Andjela Ignjatović e njohur me emrin artistik Breskvica, sonte në pjesën veriore të Mitrovicës është anuluar pasi asaj i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Active 1

Sipas njoftimit të Listës Serbe, autoritetet kosovare e kanë ndaluar hyrjen e këngëtares duke e konsideruar “kërcënim për sigurinë”.

Në dokumentin e publikuar nga kjo parti, thuhet se vendimi është marrë nga institucionet përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike.

Koncerti ishte paraparë të mbahej në kafenenë-restorant “Knez”, ndërsa biletat shpërndaheshin në selinë e Listës Serbe. Në posterët promovues ishte vendosur edhe logoja zyrtare e kësaj partie.

Lista Serbe më herët kishte festuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të muajit shkurt me këngën “Foleja e shqiponjave” të interpretuar nga Breskvica.

Ndërkohë, sonte në Mitrovicë do të mbahet një ngjarje që Lista Serbe e ka raportuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si “takim parazgjedhor”, për të cilin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Në mungesë të Breskvicës, në tubimin e Listës Serbe do të performojë Boba Rakiq.

Active