Medi
LAJME

Dështon hajni – i bën gati për t’i marrë ca gjëra nga Shtëpia e Shëndetit në veri por s’arrin të vjedh gjë

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Zveçan, ku një person i panjohur ka tentuar të vjedhë në Shtëpinë e Shëndetit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 16:45, në rrugën “Bube Mihailovic”, shkruan Mitropol.

Një punëtor i institucionit shëndetësor ka njoftuar policinë një ditë më vonë, më 8 tetor, duke treguar se personi kishte depërtuar përmes dritares së bodrumit në objekt. I dyshuari dyshohet se kishte përgatitur disa sende për t’i marrë me vete, por për shkaqe të panjohura kishte hequr dorë nga veprimi dhe ishte larguar pa marrë asgjë.

Active

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit. Rasti po trajtohet si “vjedhje në tentativë” dhe hetimet janë në vazhdim për identifikimin e autorit të dyshuar./Mitropol/

Dukato 1