
Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin qendror të PDK-së, nesër më 10 tetor nga ora 18:00.
Tubimi mbahet në sheshin “Adem Jashari”.
Postimi:
Të dashur qytetarë,
Kemi kaluar bashkë javë të jashtëzakonshme të fushatës. Ju falënderoj nga zemra secilin prej jush që me keni pritur në shtëpitë e juaja, në çdo lagje e fshat, me përkrahje të madhe për katër vitet e ardhshme.
Nesër ju ftoj të gjithëve në sheshin “Adem Jashari”, nga ora 18:00 që të përmbyllim këtë fushatë, ashtu siç e kemi nisur me disponim e energji të mirë.
Shihemi nesër!








