Active 2
02LAJME

Arrestohet 36 vjeçari që hyri për të vjedhur në Shtëpinë e Shëndetit në Zveçan

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Zveçan, ku një person i panjohur ka tentuar të vjedhë në Shtëpinë e Shëndetit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 16:45, në rrugën “Bube Mihailovic”, shkruan Mitropol.

Një punëtor i institucionit shëndetësor ka njoftuar policinë një ditë më vonë, më 8 tetor, duke treguar se personi kishte depërtuar përmes dritares së bodrumit në objekt. I dyshuari dyshohet se kishte përgatitur disa sende për t’i marrë me vete, por për shkaqe të panjohura kishte hequr dorë nga veprimi dhe ishte larguar pa marrë asgjë.

Aurora Group

Teksa sot policia ka arritur të identifikoj personin i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë rast.

36 vjeçari është arrestuar në shtëpinë e tij në Zveçan, dhe pas intervistimit i dyshuari e ka pranuar se ka kryer veprën në fjalë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë.”

Active 1