Medi
02LAJME

Ferit Idrizi mbështetet fuqishëm nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjet e dëshmorëve

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi ka takuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjet e dëshmorëve, nga të cilët edhe gëzoi mbështetje të madhe, shkruan Mitropol.

Medi

Idrizi tha se në çdo fjalë të tyre ndjeu përkushtimin dhe dashurinë për vendin, por edhe mbështetjen e madhe për punën e përbashkët këto katër vite.

Postimi i plotë:

Nder dhe emocion i veçantë të takoj shokët e idealit, njerëzit që mbajnë mbi supe historinë e lirisë tonë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjet e dëshmorëve.

Në çdo fjalë të tyre ndjeva përkushtimin dhe dashurinë për vendin, por edhe mbështetjen e madhe për punën tonë të përbashkët këto katër vite. Kjo përkrahje ka vlerë të jashtëzakonshme për mua, sepse vjen nga ata që sakrifikuan më shumë se kushdo për Kosovën.

Faleminderit nga zemra për besimin e dhënë.

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve

Weelnes