Ferit Idrizi vendos gurëthemelin për Parkun e Reflektimit në nderim të martirëve të Dumnicës së Poshtme

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi në nderim dhe përkujtim të 27 martirëve të fshatit Dumnicë e Poshtme, sot ka vendosur gurëthemelin për ndërtimin e Parkut të Reflektimit – Kompleksit Memorial për Martirët e Dumnicës së Poshtme, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se kompleksi do të bëhet realitet falë mbështetjes së Skender Bajramit, duke i dhënë përjetësi kujtimit të heroizmit dhe sakrificës së tyre.








