Ferit Idrizi viziton Innovation Academy, premton investime serioze për të rinjtë në teknologji

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë bashkë me ekipin e tij kanë vizituar Innovation Academy, ku u pritën nga Ensar Bajrami dhe Fatbardha Dallku, së bashku me stafin dhe nxënësit e kësaj qendre të jashtëzakonshme.
“Innovation Academy po bën një punë të shkëlqyer me nxënësit e Komunës së Vushtrrisë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Bashkë kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm, duke organizuar edhe Vushtrria Code Fest, ku të rinjtë prezantuan projektet e tyre inovative në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale.”, shkroi Idrizi.
Ai premtoi se investimet e tyre për të rinjtë dhe për arsimin do t’i vazhdojnë edhe më fuqishëm në mandatin e ri.








