
Një nga kandidatët për Asamble Komunale në Vushtrri nga radhët e LVV-së, është Ersar Imeri, shkruan Mitropol.
I njohur për stilin bashkëkohor në mësimdhënie në “Kosovo Leadership Academy”, imeri ndërthur kreativitetin me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, duke sjellë qasje të re në edukim.
Përveç angazhimit si profesor, ai ka zhvilluar aktivitete edukative e ka marrë pjesë në konferenca shkencore, duke dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj dijes dhe komunitetit.
I lidhur fort me vendlindjen e tij, Pantinën, dhe me qytetin e Vushtrrisë, Imeri synon që pas 12 tetorit të jap kontribut konkret për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ersar Imeri mban numrin 25 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.








