
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e LVV-së, Faton Peci sot ka realizuar vizitë tek shkolla e futbollit “Bardhi”, shkruan Mitropol.
Peci tha se me qeverisjen e tij synon të mbështes sportin përmes promovimit të sportit masiv dhe individual, investimeve në infrastrukturën sportive të Mitrovicës si dhe shumë projekte të tjera.
Postimi i plotë:
🏅Shkolla e futbollit “Bardhi”, një ndër më të suksesshmet në zhvillimin e talenteve të rinj në Kosovë që ka krijuar futbollistë që sot luajnë nga Superliga e Kosovës e deri te Liga e Kampionëve.
⚽️Në një takim me z. Seferin, diskutuam për sfidat aktuale të sportit si dhe për mundësitë. Me qeverisjen tonë synojmë të mbështesim sportin përmes promovimit të sportit masiv dhe individual, investimeve në infrastrukturën sportive të Mitrovicës si dhe shumë projekte të tjera që i kemi në planprogram.
#fatonpeci105✅








