
Zëri i të riut vushtrrias ka qenë pjesë e shumë zërave që kanë “kumbuar” në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, mbrëmjes e së premtes.
Tenori Buron Ademi ka marrë pjesë në koncertin për 255-vjetorin e lindjes së Beethovenit dhe 200-vjetorin e interpretimit premierë të Simfonisë së 9-të.
Ky koncert është organizuar nga Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Korin e Operës së Kosovës.
Buron Ademi ka marrë pjesë edhe në shumë koncerte vendore dhe ndërkombëtare dhe pas pak kohësh do të marrë pjesë edhe në një koncert në Vatikan.
Ndryshe, Buron Ademi është edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal në Vushtrri dhe në listën e kësaj partie gjendet në numrin 29-të.








