
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli mbrëmë mori përkrahje të madhe në Mahallën e Sheqerave, shkruan Mitropol.
Meholli tha se qytetarët e asaj lagje me pjesëmarrjen, përkushtimin dhe fjalën e tyre të urtë treguan se janë të vendosur për ta përkrahur programin e LVV-së.
Postimi i plotë:
📍 Mahalla e Sheqerave – me zemër e me shpirt për ndryshim! ❤️
Bashkë me ministrin e mbrojtjes Ejup Maqedonci, deputeten Fjolla N. Ujkani si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal Drita Dibrani e Edmond Hyseni kaluam një mbrëmje të jashtëzakonshme dje me qytetarët e Mahallës së Sheqerave, të cilët me pjesëmarrjen, përkushtimin dhe fjalën e tyre të urtë treguan se janë të vendosur për ta përkrahur programin tonë “Bashkë për Vushtrrinë”.
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për besimin që po na jepni çdo ditë e më shumë!
Me 12 tetor – fitore plebishitare, asgjë më pak!
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️








