
Mbrëmjen e sontme u mbajt tubimi përmbyllës i fushatës elektorale të Arian Tahirit dhe PDK-së në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Në këtë tubim mori pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili shprehi mbështetje të fuqishme për Tahirin.
“Qyteti që hapi një kapitull të ri me Bedri Hamzën dhe që do të vazhdojë të rritet edhe më tej me Arianin, gjithmonë me përkushtim, dinjitet dhe shumë dashuri për qytetin.”, tha ai
Postimi i plotë:
Sonte, edhe Mitrovica foli zëshëm: me PDK191 dhe Arian Tahirin!
Kjo është Mitrovica e punës, e zhvillimit dhe e njerëzve të ndershëm, qyteti që nuk ndalet dhe refuzon të kthehet mbrapa.
Qyteti që hapi një kapitull të ri me Bedri Hamzën dhe që do të vazhdojë të rritet edhe më tej me Arianin, gjithmonë me përkushtim, dinjitet dhe shumë dashuri për qytetin.
Sepse Mitrovica di të zgjedhë drejt. Sepse ma mirë për Mitrovicën është me Arianin!
#PDK191
#MaMirëPërMitrovicën








