
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli mbrëmë mori mbështetje të madhe nga qytetarët në një tubim madhështor, shkruan Mitropol.
Meholli tha se me programin e tij, në Vushtrri do të rritet mirëqenia dhe zhvillimi që ka munguar.
Postimi i plotë:
Edhe një tubim madhështor kemi mbajtur mbrëmë, bashkë me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal, Fatmir Musliu!
Banorë të Komunës së Vushtrrisë, nga çdo lokalitet, të bashkuar për fitoren e madhe të VETËVENDOSJES! në Vushtrri.
Programi ynë “Bashkë për Vushtrrinë” do ta rrisë mirëqenien dhe zhvillimin që ka munguar.
Nesër, më 12 tetor, ja kthejmë qeverisjen qytetarëve të Vushtrrisë.
Urime e na priftë e mbara! Fitore! 💥
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️








