
Njëra ndër çështjet me të rëndësishme me të cilën po përballen institucionet e Kosovës është dialogu me Serbinë, i nisur në vitin 2011, por që akoma nuk ka arritur qëllimin final, normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet të dy shtetet, vlerëson ish-kreu i VV-së, Visar Ymeri.
Ymeri pohon se nuk ka transparencë nga Qeveria aktuale për sa i përket këtij procesi i po zvarritet çdo ditë e më shumë.
“Është vështirë me vlerësuar meqenëse pak ka informata dhe më pak transparencë nga qeveria aktuale për sa i përket dialogut dhe nuk është që po bëhet shumë në këtë proces. Prandaj kemi pasur disa deklarime të kryeministrit dhe përmendje të eksponentëve të tjerë të qeverisjes po synojnë me bo një lloj riformatizimi të dialogut për të ndryshuar agjendën dhe qëllimet e tij”.








