Kamberi: Të dielën, më 12 tetor, dilni dhe votoni me bindje për LDK 113 dhe Gëzim Plakollin kryetar

Në mbyllje të fushatës, bartësi i listës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për mikpritjen, kulturën dhe mirëkuptimin që e karakterizojnë Mitrovicën.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që më 12 tetor, nesër, të dalin dhe votojnë me bindje për LDK 113 dhe Gëzim Plakollin kryetar.
Postimi:
Të dashur qytetarë të Mitrovicës,
Sot përmbyllim një fushatë të ndershme, qytetare dhe plot energji pozitive.
Gjatë këtyre ditëve kam pasur nderin të takohem me shumë prej jush në çdo lagje dhe çdo fshat të komunës sonë. Kudo kam ndjerë mikpritjen, kulturën dhe mirëkuptimin që e karakterizojnë Mitrovicën tonë.
Ju falënderoj me zemër për respektin, përkrahjen dhe besimin që na keni dhënë në këtë rrugëtim të përbashkët.
Tani jemi në prag të ditës së vendimit!
Të dielën, më 12 tetor, dilni dhe votoni me bindje për Lidhjen Demokratike të Kosovës 113.
Votoni Gëzim Plakollin për Kryetar të Komunës, dhe listën tonë për Kuvend Komunal, një listë e përbërë nga njerëz të ndershëm, profesionistë dhe përfaqësues të denjë që do ta çojnë zërin e Mitrovicës në çdo vendim.
Koha është tani për Mitrovicën që shikon përtej!








