Tragjedia në Bullgari: Shqiptari nga Maqedonia e Veriut përcolli në varr 10 familjarë

Qindra njerëz duke vajtur u mblodhën në një varrezë fshati në Maqedoninë e Veriut në një shi të ftohtë të premten për të varrosur 10 banorë vendas, përfshirë tetë nxënës të shkollës, të cilët ishin midis 45 personave të vrarë në një aksident autobusi në Bullgari.
Autobusi, që transportonte turistë në Maqedoninë e Veriut pas një udhëtimi fundjavë në Stamboll, mori flakë në një autostradë në orët e para të 23 nëntorit. Të gjitha viktimat janë identifikuar si shqiptarë etnikë nga Maqedonia e Veriut, shkruan Reuters.
Gabimi njerëzor ishte ndoshta shkaku kryesor i aksidentit, thanë hetuesit bullgarë.








