Aurora Group
02LAJME

Xhafer Tahiri falënderon Vushtrrinë: Edhe pse këtë herë nuk fituam, jam thellësisht krenar për secilin nga ju!

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka falëndruar qytetarët e Vushtrrisë që votuan për te dhe programin e LDK-së.

“Edhe pse këtë herë nuk fituam, jam thellësisht krenar për secilin nga ju – për fushatën dinjitoze, për përkushtimin e sinqertë dhe për programin e vetëm politik që në qendër kishte gruan dhe mirëqenien e familjes vushtrriase.”, tha Tahiri.

Active

Tahiri tha se dashuria e tij për qytetin e zemrës as nuk rritet e as nuk zvogëlohet nga rezultati i një gare – ajo është e përjetshme.

“LDK në Vushtrri sot është parti stabile, me njerëz të vërtetë, me aktivistë që dhanë çdo energji për këtë betejë. Herët ose vonë, fitorja është e jona.”, shkroi ai për fund./Mitropol/

Active 1