Premium Store
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Policia në Leposaviq zbulon arsenal armësh dhe uniforma ilegale, arrestohet një person

 

Policia e Kosovës në Leposaviq ka zbuluar një sasi të madhe armësh, municionesh dhe uniformash ilegale gjatë një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Mekinice, shkruan Mitropol.

Active 1

Rasti u raportua pas një ankese të gruas së tij, e cila deklaroi se ishte kanosur dhe se bashkëshorti posedonte armë. Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar të dyshuarin 49-vjeçar, i cili e pranoi se posedon armë.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u konfiskuan:

• 3 pushkë automatike AK-47
• 1 pushkë ajrore
• 1 revole
• 1 shkrepës në formë të revoles
• 55 fishekë
• 1 bajonetë
• 2 thika
• 5 karikatorë AK-47
• 1 karikatorë revoles
• 1 këllëf revoles
• 1 jakne ushtarake
• 2 këmisha të policisë së Serbisë

Ndaj të dyshuarit ekzistonte një urdhër mbrojtës aktiv i lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Kanosje”, “Mospërfillja e urdhrit të gjykatës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë kontrollit, babai i të dyshuarit, 70-vjeçar, ka deklaruar se një pjesë e armëve dhe uniformave janë të tij. Edhe ndaj tij është iniciuar rast për “Mbajtje të paautorizuar të armëve”, por është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Active 1