Dukato 2
02LAJME

Gazmend Muja ‘ia huq fort’, ekzaltohet e tregon se ka 0 njohuri në Matematikë, e shpall Faton Pecin fitues gabimisht

Kandidati i VV-së për asamble komunale, Gazmend Muja sapo e shpalli gabimisht Faton Pecin fitues të zgjedhjeve, shkruan Mitropol.

Me një matematikë totalisht të gabuar, duke dëshmuar se s’ka as njohuri bazike në matematikë, Muja e shpalli Faton Pecin fitues të zgjedhjeve pas numërimit të 100% të votave të diasporës.

Tripika

Me matematikën e tij të gabuar, Muja shkroi se Peci me 50.17% bëhet kryetar i Mitrovicës pa balotazh.

Por realiteti qëndron ndryshe.

Pas numërimit të votave të diasporës, Faton Peci ka 15,745 ose 47.95% e Arian Tahiri ka 15,629 ose 47.60%, gjë që tregon se Mitrovica shkon në balotazh më 9 dhjetor.

Pasi e pa se huqi, Muja fshiu statusin në Facebook, por “Mitropol” posedon shkrimin e plotë të tij./Mitropol/

SultanDoner