Premium Store
02LAJME

Zyrtari i pasaportave, vëllau i Arjeta Fejzës që u punësua te Ministria e Sveçlës ‘i kapet” pak portaleve që s’i do Peci

Me një status në Facebook, në thelb shumë filozofik, vëllau i deputetes Arjeta Fejza, Rejhan Fejza i cili u punësua si Zyrtar për Regjistrim Civil në Mitrovicë, dikaster i ministrisë së Xhelal Sveçlës, bashkëpartiakut të motrës së tij, të cilin dikur nuk e kursente fare dhe publikisht në Facebook e quante tru-thatë, ka vendosur t’i sulmoj mediet që s’i shkojnë për shtati kandidatit të VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Pecit.

Fejza, që dikur ka punuar edhe si anketues për UBO Consulting të cilën partia e motrës së tij, anëtar i së cilës ishte edhe vet ai, LVV, po e akuzon për manipulim të rezultatit në Mitrovicë, ka shkruar se “portalet në dukje” siç i quan ai, që janë klika e studentave të gazetarisë së llajkut, kanë përjetuar diskreditim.

Premium Store

Madje, Fejza ka shkuar edhe pak më tutje dhe ka shkruar se ajo që premtohet nga portalet në këtë balotazh është rrena, rrena e kulluar, shpifja dhe ngritja e çmimit.

Statusin e tij më tutje Fejza e ka vazhduar me qëndrime tjera filozofike që janë vështirë të kuptueshme për publikun e gjerë pa shkollim në Fakultetin Filozofik.

“Mitropol” ka siguruar edhe fotografi të statusit, në mënyrë që të ofroj dëshmi të pashlyeshme të qëndrimeve të Fejzës, pasi ai nuk njihet për stabilitet në këtë aspekt, meqë vazhdimisht i ka fshirë qëndrimet e tij nga rrjeti social Facebook pas ndryshimit të rrethanave.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sociologji e llajkut

Pas diskreditimit qi perjetuan “portalet ne dukje”, klikat e studentave te gazetarise se llajkut prejqe prej kafeve te rakise u angazhuan tuj ba fushate kandidat haxhise, ajo qe premtohet ne kete balotazh eshte rrena, rrena e kulluar, shpifja dhe ngritja e çmimit.

Sa pozicion i mjere eshte llajku dhe mbijetesa per llajk sepse tendenca per paraqitje serioze te ben te dukesh si aktor i cirkut. Luan ne dukje dhe ne qenie por tallje e defrim ne sherbim.

Active 1