Medi
02

Hava Mlinaku, gruaja më e votuar në rajonin 02 – mori 833 vota për asamblenë e Vushtrrisë

Nënkryetarja dhe kandidatja për asambleiste, Hava Mlinaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Vushtrri, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, duke u bërë femra më e votuar në të gjithë rajonin e Mitrovicës me gjithsej 833 vota – pa qenë bartëse e listës.

Me këtë rezultat mbresëlënës, Mlinaku renditet e gruaja e katërt më e votuar në nivel të Kosovës, duke konfirmuar përkrahjen e madhe që gëzon nga qytetarët e Vushtrrisë dhe më gjerë.

Medi

Hava Mlinaku ka mbajtur edhe pozitën e Nënkryetares së Komunës së Vushtrrisë, ku gjatë mandatit të saj është vlerësuar për angazhimin aktiv në avancimin e politikave komunale, mbështetjen e grave dhe të rinjve, si dhe për kontributin në transparencën institucionale.

Dukato 1