
Qytetit të Mitrovicës i është shtuar edhe më shumë vlera pas vendosjes së tri shkronjave të arta të UÇK-së në kodrën e Cërnushës.
Por jo nga të gjithë ato shkronja e ajo zonë po shihen si vlerë e qytetit.
Një qytetar tha për “Mitropol” se çdo natë disa të rinj shkojnë tek kodra e Cërnushës ku janë të vendosura shkronjat e UÇK-së dhe ndezin zjarre e vandalizojnë shkronjat.
“E kallin shportën e mbeturinave e cila është me pjesë druri nga jashtë dhe i dëmtojnë me mjete të forta( thika) shkronjat e UÇK- së”, tha ai.








