Active 2
02LAJME

Zyrtari i VV-së “kërcënon” LDK-në në Mitrovicë se duhet të bëjë koalicion me Faton Pecin

 

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Imer Fejza, ka bërë një “kërcënim politik” ndaj degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë, duke kërkuar që ajo të bashkohet në koalicion me Vetëvendosjen.

Weelnes

Fejza, i cili pas ardhjes në pushtet të VV-së ka ndryshuar disa herë pozitat e punës – herë në nivel qendror e herë në atë lokal – duket se tani po e dëshiron një marrëveshje bashkëpunimi mes dy partive edhe në Mitrovicë.

Në reagimin e tij publik, Fejza ka deklaruar:
“Shembullin e Vushtrrisë duhet ta ndjekë urgjentisht edhe LDK-ja në Mitrovicë, përndryshe le t’ia vënë drynin!”

Dukato 1