
Xhafer Preteni si pjesë e listës së kandidatëve për Asamble Komunale në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, ka marrë plot 373 vota, shkruan Mitropol.
Preteni ka shprehur mirënjohje të pafundme ndaj të gjithë atyre që e kanë besuar e votuar, si dhe ka bër thirrje që tutje të mobilizohen për të çuar drejt fitores Arian Tahirin.
Postimi i plotë:
Faleminderit nga zemra për 373 votat dhe për mbështetjen tuaj gjatë kësaj gare!
Edhe pse ky rezultat nuk mjafton për të siguruar ulësen në kuvendin komunal, secilën votë e vlerësoj si shenjë besimi dhe e vlerësoj maksimalisht.
Procesi zgjedhor vazhdon, dhe tani është koha të mobilizohemi të gjithë për kandidatin tonë për kryetar, Arian Tahiri .
Më 9 Nëntor, të dalim bashkë dhe të fitojmë!
Me respekt,
Xhafer Preteni








