Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kurti takon ministrin francez për Evropën, kërkon mbështetje për statusin e vendit kandidat për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e Francës për sigurinë e Evropës si një aktor kyç i Bashkimit Evropian, si dhe kontributin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Takimi u zhvillua me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit.

Active

Gjatë takimit, Kurti ka nënvizuar nevojën për dhënien e pyetësorit dhe për statusin e vendit kandidat për Kosovën, duke diskutuar gjithashtu për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë, çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe procesin e integrimit evropian.

“Kryeministri theksoi rolin e rëndësishëm të Francës për sigurinë e Evropës si aktor kyç i Bashkimit Evropian dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar edhe nevojën për dhënien e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për Kosovën. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe për partneritetin mes dy vendeve tona, duke nënvizuar se vlerat e përbashkëta krijojnë mundësi për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë,” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Koha