Active 2
02LAJME

Tentoi të arratiset dy herë nga stacioni policor, vushtrriasi lëndon veten dhe zyrtarin policor

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një person në Vushtrri për shkak se i njëjti kishte kanosur dy zyrtarë policorë kur ata kishin shkuar në shtëpinë e tij për ta mbikëqyrë atë a është duke e zbatuar masën e arrestit shtëpiak, shkruan Mitropol.

I dyshuari gjatë kohës që ka qenë brenda stacionit policor ka tentuar dy herë që të arratiset, ku gjatë tentimit të dytë ai i ka shkaktuar lëndime vetes dhe zyrtarit policor.

Weelnes

Për lëndimet e marra i dyshuari dhe zyrtari policor kanë pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Koha