Market Florenti
02KOSOVËLAJME

Arian Tahiri flet për sulmet online: Pas profileve qëndrojnë njerëz të afërt me Pecin

Në rrjete sociale janë hapur shumë profile dhe faqe të ndryshme, përmes të cilave, sipas raportimeve, po bëhen sulme ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.

Lidhur me këto pretendime, ka reaguar vetë Tahiri, i cili ka mohuar se sulmet janë të organizuara nga ndonjë subjekt politik, por ka hedhur dyshime se pas tyre qëndrojnë persona të afërt me kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Pecin.

Aurora Group

“Nuk mendoj se janë të orkestruara nga LVV-ja, por nga një ekip familjar i miqve, sepse janë duke u dekonspiruar vazhdimisht dhe janë prezantuar edhe në publik se kush qëndron prapa tyre”, ka deklaruar Tahiri.

I pyetur nëse këta persona kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Faton Pecin, ai është përgjigjur: Po, janë një ekip i ngushtë që do të dekonspirohen, për shkak se edhe personalisht kam bërë denoncim. Me këtë po merren organet kompetente dhe njerëzit që punojnë në fushën e teknologjisë informative.

Tahiri ka shtuar se pret që institucionet përgjegjëse të veprojnë, në mënyrë që, siç tha ai, të ndalet fushata e shpifjeve dhe sulmeve personale në prag të zgjedhjeve lokale.

Koha