Medi
02

Oficeri në pension, Xhafer Preteni ka tërhequr një paralele krahasimi mes misionit ushtarak dhe qeverisjes lokale

Oficeri në pension, Xhafer Preteni ka shkruar se në çdo detyrë ushtarake, kur komandanti avancohet ose transferohet, komandën e merr zëvendësi, ai që ka qenë në çdo plan, në çdo vendim dhe në çdo mision. Sepse kontinuiteti dhe përvoja janë garancia e suksesit.

Sipas tij, e njëjta logjikë vlen edhe në qeverisjen lokale.

Medi

“Komuna e Mitrovicës, nën udhëheqjen e Kryetarit Bedri Hamza, për katër vite ka kaluar sfida, ka ndërtuar projekte dhe ka përmirësuar jetën e qytetarëve. Në çdo hap të kësaj rruge ka qenë nënkryetari Arian Tahiri, i cili njeh çdo proces, çdo terren dhe çdo njeri të kësaj komune.”, shkroi ai.

Preteni thotë se Arian Tahiri shtë më i përgatituri për ta marrë udhëheqjen komunale në mandatin e ardhshëm! Ai e njeh terrenin, njerëzit dhe rrugën që duhet ndjekur.

“Arian Tahiri është garancia që puna do të vazhdojë me vendosmëri dhe drejtim të sigurt.”, shkruan mes tjerash Preteni.

Weelnes