Active 2
KOSOVËLAJME

Vihen nën mbrojtje Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar vendosjen nën mbrojtje paraprake të zonës Mali Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, duke e cilësuar këtë si një nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.

Sipas Durmishit, me këtë vendim, Kosova bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në Ballkanin Perëndimor.

Dukato 1

“Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore.

Zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht.”, ka shkruar ai.

Active 1