
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në veri të Mitrovicës, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, shkruan Mitropol.
Viktima është identifikuar nga familjarët pas raportimit në polici.
Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje nëse bëhet fjalë për ndonjë vdekje të dyshimtë apo natyrale./Mitropol/








